Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Makanat-ul-Mar’ah fil-Islam, fq. 556-557
Mexhmu atu Rasa’il Da’uijjeh ue Menhexhijeh
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Shejtanët thonë se gjysma e shoqërisë është e papunë kur gruaja përbën gjysmën e shoqërisë. Nëse gruaja nuk punon me burrat, gjysma e shoqërisë bëhet e papunë. Sa thënie të keqe thonë! Ky është dyshim i sëmurë dhe argument i refuzuara. Kush thotë se gruaja është e papunë? Gratë tona dhe gratë në shoqërinë myslimane nuk janë aspak të papuna. Ajo punon më shumë se sa burri. Ajo bën gjëra që burrat nuk mund ti bëjnë.
Kush rëndit shtëpinë?
Kush edukon fëmijët?
Kush gatuan dhe organizon dhe pastron shtëpinë?
Kush është ajo që merret me gjitha punë të e shtëpisë, përveç grave!?
Kush do të kryen punën e gruas në qoftë se ajo del jashtë në rrugë dhe të fillon të punojë së bashku me burrat? Kush e bën këtë nëse që të dy burri dhe gruaja punojnë jashtë shtëpisë?
A nuk është shtëpia gjysma e jetës dhe ndoshta edhe më shumë se kaq? Puna jashtë shtëpisë është fusha e punës së burrave. Puna brenda shtëpisë është fushe e punës së gruas. Kjo do të thotë se gjysma e shoqërisë janë të punësuar e jo të papunë. Por këta njerëz janë duke u përpjekur që të bëjnë mashtrime dhe të fshehin rreziqet. Pra gruaja nuk është aspak e papunë. Gruaja luan një rol në shoqëri që askush tjetër nuk mund t’i dalë zot.