Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja nuk agjëron Ramazan pas Ramazani për shkak se ka arsye të justifikueshme

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu’ul-Fetaua (1/381)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Gjatë ditëve të Ramazanit një grua nuk agjëroi për shkak se kishte lindur fëmijën e saj (ishte lehonë). Ajo nuk ishte në gjendje t’i agjërojë ditët e humbura për shkak të mëkimit derisa erdhi Ramazani i ardhshëm. Çka është e detyruar që të bëjë ajo?

Përgjigje: Ajo është e detyruar që t’i kompensojë ditët të cilat nuk i ka agjëruar edhe në qoftë se ajo do ta bëjë këtë pas Ramazanit të ardhshëm sepse ajo ka braktisur agjërimin e dy Ramazaneve për shkak të një arsyeje të justifikueshme. Nëse ajo është në gjendje që t’i agjërojë ditët gjatë dimrit, edhe në qoftë se ajo e bën këtë çdo dy ditë, ajo është e obliguar që ta bëjë këtë edhe në qoftë se është në periudhën në të cilën është duke mëkuar fëmijën e saj. Ajo duhet të mundohet maksimalisht që t’i kompensoj ditët e humbura para se të vijë Ramazani tjetër. Nëse ajo nuk është në gjendje që ta bëjë këtë, s’ka asgjë të keqe nëse e shtynë kompensimin e këtyre ditëve të humbura deri në Ramazanin e ardhshëm.

Shpërndaje: