Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Mexhmu-ul-Fataua (32/277)
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Është një burrë, gruaja e të cilit nuk e falë namazin. A është i detyruar ta urdhërojë atë që ta falë namazin? A është e detyrueshme për të që ta bëjë atë divorc nëse ajo nuk dëshiron ta falë namazin?
Përgjigje: Po, ai është i detyruar që ta urdhërojë atë që ta falë namazin. Në fakt, ai është i detyruar t’i urdhëroi të gjithë ata që mundet që ta falin namazit nëse askush tjetër nuk e bën këtë.
Allahu te ala ka thënë:
”Urdhëro popullin tënd të falin namazin dhe jini këmbëngulës në këtë!” 1
”O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” 2
Ai ﷺ ka thënë:
”Mësoi ata dhe edukojë ata.” 3
Ai duhet ta nxisë atë për në namaz me shpresë ashtu si siç ai vepron kur e nxitë atë për gjërat që ai është në nevojë. Dhe nëse ajo refuzon të falet, ai detyrohet të ndahet prej saj. Kjo është e detyrueshme sipas mendimit më të saktë. Ai që braktis namazin meriton të ndëshkohet derisa ai ta falë namazin. Të gjithë dijetarët pajtohen për këtë. Në fakt, personi që nuk falë namazin duhet të ekzekutohet4. Ai duhet të egzekutohet si kafir? Ka dy mendime të njohura për këtë, dhe Allahu e di më mirë.
1 20:132
2 66:6
3 Hakim (2/494).
4 V. p.: Ekzekutimi i këtyre personve dhe të tjerëve që meritojnë këtë duhet të bëhet nga organet shtetërore, e jo nga dikush tjetër.