Imam Ahmed bin Haxher el-Askalani
Burimi: Fet’hul-Bari, (10/537)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ka thënë Ebu Hurejra (رضي الله عنه): “Profeti (صلى الله عليه و سلم) e kishte zakon të thotë:
يا نساء المؤمنات، لا تَحْقِرنَّ جارةٌ لجارتها ولو فِرْسِن شاة
‘O ju gra besimtare! Fqinja nuk duhet ta nënvlerësoj fqinjën e saj, edhe nëse bëhet fjalë për një thundër të deles’!”
Sqarim nga imam Ahmed bin Haxher el-Askalani (رحمه الله):
“Kjo do të thotë se femra nuk duhet ta nënvlerësojë çështjen e dhuratave ndaj fqinjës së saj femër, edhe nëse dhurata nuk ka ndonjë vlerë kushedi se çfarë. Kjo është gjithashtu urdhëresë që të sillemi mirë ndaj fqinjës, por duke përmendur urdhëresën që të mos sillemi keq me të. Në rast të tillë, kjo është një formë e të shprehurit të dashurisë dhe afërsisë që duhet pasur ndaj njëra-tjetrës. Është si të thuash: një grua duhet ta dojë fqinjën e saj femër edhe nëse bëhet fjalë për dhënien e dhuratave, madje edhe në qoftë se dhurata është e parëndësishme. Në këtë rast, përfshihet i pasuri dhe i varfëri.
Arsyeja pse është përmendur femra në këtë hadith, vjen për shkak se ajo është burim i dashurisë dhe urrejtjes. Femrat duan shpejt dhe urrejnë shpejtë.”