Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Nurun aled-Derb (20 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Cili është vendimi mbi gruan që del nga shtëpia pa lejen e burrit të saj?”
Përgjigje: “Nëse bashkëshorti është i pranishëm, atëherë gruas nuk i lejohet të del pa lejen e tij. Nëse ai është i pranishëm, i lejohet asaj të del jashtë përderisa ai nuk e ndalon atë.”
Pyetje: “A i lejohet gruas të kërkojë leje prej prindërve të saj të del në qoftë se bashkëshorti nuk është i pranishëm?”
Përgjigje: “Parimi është se i lejohet asaj që të del përderisa ai nuk e ndalon atë. Nëse ai para udhëtimit të tij i thotë asaj të mos del nga shtëpia ose që të mos shkojë në një vend të caktuar, atëherë nuk i lejohet asaj të del edhe në qoftë se prindërit e saj e lejojnë një gjë të tillë. Burri është ai që vendosë mbi të e nuk janë prindërit e saj.”
Pyetje: “Nëse ai thotë se gruas nuk i lejohet pa e pyetur burrin e saj, atëherë a i lejohet gruas t’i pyet prindërit e burrit për leje?”
Përgjigje: “Ata nuk e nxënë vendin e tij përderisa ai nuk ua lë këtë çështje atyre.”