Imam Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa’di (v. 1376)
Burimi: Tejsir-ul-Kerim, fq. 176
Përktheu: Valdet Gashi
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
وَلاَ تَتَمَنَّوْاْ مَا فَضَّلَ اللّهُ بِهِ بَعْضَكُمْ عَلَى بَعْضٍ لِّلرِّجَالِ نَصِيبٌ مِّمَّا اكْتَسَبُواْ وَلِلنِّسَاء نَصِيبٌ مِّمَّا اكْتَسَبْنَ وَاسْأَلُواْ اللّهَ مِن فَضْلِهِ إِنَّ اللّهَ كَانَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمًا
“Mos i lakmoni ato gjëra, me anë të të cilave Allahu i ka bërë disa nga ju të dallohen mbi të tjerët: meshkujt do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar e po ashtu edhe femrat do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar. Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij. Vërtet, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.”
Allahu (te ala) ndalon besimtarët që të dëshirojnë atë me të cilën Allahu i ka dalluar njerëzit, qofshin ato gjëra të mundshme apo të pamundshme. Gratë pra nuk duhet të dëshirojnë veçoritë mashkullore me të cilat Allahu i ka ngritur burrat ndaj grave.
As personi i varfër dhe i mangët nuk duhet të ketë shpresa të kota për të qenë i pasur dhe i përsosur. Sepse është zili e qartë që ti të dëshirosh një mirësi me të cilën një person është bekuar dhe të dëshirosh që ai ta humb atë. Kjo gjithashtu nënkupton mospajtim me vendimin e Allahut, dhe nënkupton përtaci të përhershme dhe mospunë. Ajo e lavdërueshmja qëndron në dy gjëra:
1 – Robi duhet të përpiqet aq sa mundet për gjërat e dobishme jetësore dhe fetare.
2 – Ai duhet të lus Allahun për mirësitë e Tij dhe të mos mbështetet në veten e tij apo dikujt tjetër pos Zotit të vet.
1 4:32