Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja nuk fal një namaz që është aq i dashur tek Allahu…

Alameh Muhammed Abdurr-Ra’uf el-Munaui (v. 1031)

Burimi: Fejd-ul-Kadir (5/451)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Gruaja nuk fal një namaz që është aq i dashur tek Allahu sikurse ai namaz që ajo e fal në pjesën më të errët të shtëpisë së saj.”

Hadithi është i mirë. Transmetohet nga Bejhaki.

Ky namaz ka këtë vlerë të madhe sepse ajo është plotësisht e ruajtur prej shikimeve të burrave të huaj dhe për shkak se kështu arrihet sinqeriteti. Atë shpërblim që gratë e humbasin kur burrat shkojnë në xhami për qëllim adhurimi, ato e marrin në shtëpitë e tyre. Nëse asaj i rekomandohet të mos dalë nga shtëpia me rastin e namazit, atëherë çka mendoni për daljen e saj nga shtëpia për ndonjë arsye tjetër?


Hadithi është i dobët sipas imam Albanit në Daiful Xhami 5088

Shpërndaje: