Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja nuk hodhi gurë në Mina dhe nuk bëri tavaf-ul-ueda

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh ed-Durr en-Nadhid (13)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një grua e bëri haxhin dhe bëri tavaf-ul-ifadah. Por ajo gurëzojë vetëm një shtyllë dhe jo edhe shtyllat tjera, dhe nuk bëri tavaf-ul-ueda (tavafin lamtumirës) për shkak të një arsye të vlefshme sipas sheriatit. A është haxhi i saj i saktë?

Përgjigje: Ajo duhet të ther kurban për shtyllat që nuk i ka gurëzuar. Në lidhje me tavaf-ul-ueda, ajo nuk është e obliguar me diçka nëse ajo e ka lënë atë për shkak të periudhës së saj menstruale. Gruaja që ka periudhën e saj menstruale nuk është e detyruar që të bëjë tavaf-ul-ueda. Por nëse ajo nuk e bëri atë për ndonjë shkak tjetër, ajo duhet të ther kurban edhe për këtë.

Shpërndaje: