Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja paralajmërohet ndaj mësimeve të ”Medkhalive”

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali 

Burimi: http://z-salafi.com/v2/action?s_menu=23&;

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Një grua thotë se prezanton në ligjëratat tua për herë të dytë. Ajo ka dëgjuar në lidhje Medkhalit se ata janë shumë të ashpër në fe. Ajo kërkon të vërtetën dhe kërkon këshillë nga ju, udhëzim dhe lutje që të ketë sukses.”

Përgjigje: “Allahu e bëftë hajr. Ajo duhet të vazhdojë të dëgjojë dhe t’i përcjell ligjëratat. Padyshim se ajo do të përfitojnë, me lejen e Allahut. Nëse ajo prezanton rregullisht, do ta dëgjojë të vërtetën në lidhje me akiden, gjykimet e Sheriatit, gjithashtu, do të dëgjojë të vërtetën në lidhje me lënien e harameve, udhëzime të mira nëpërmjet të cilave do të njohësh obligimet që Allahu i kërkon nga robërit e Tij dhe për obligimet që njerëzit i kanë ndaj njëri-tjetrit.

Mos i dëgjo ata të cilët thonë se Medkhalit janë të ashpër! E vetmja gjë të cilën ata bëjnë është sqarimi i të vërtetës, i thërrasin njerëzit tek e vërteta dhe veprojnë sipas saj. Ti duro dhe përqendrohu në mësimet tona sa të mundesh.

E Lusim Allahun për neve, juve dhe të gjithë myslimanët e myslimanet që, të na japë sukses, të na udhëzojë e të na bëj të ditur në fe dhe të kemi përfundim të mirë në këtë jetë.”

Shpërndaje: