Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Fet’h-il-Mexhid (5)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fth–14340528.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një grua punon si mësuese në një shkollë fillore. Në shkollë punojnë edhe burra edhe gra. Nuk ka asnjë shkollë në vend pa përzierje të gjinive. Paga e burrit nuk është e mjaftueshme për shpenzimet e shtëpisë. A mëkaton gruaja me këtë punë? Çfarë duhet të bëjë ajo?
Përgjigje: Përzierja e gjinive nuk është e lejuar. Asaj nuk i lejohet të punojë aty nëse burrat dhe gratë përzihen. Përzierja e gjinive është e ndaluar. Kontakti midis burrave dhe grave është i ndaluar. Është e ndaluar për ta që të veçohen. Asgjë nga kjo që ceka nuk është e lejueshme për gruan. Furnizimi është në dorën e Allahut. Ajo duhet të braktis të ndaluarën:
وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ
”E kush u përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare.” 65:2-3