Alameh Bekr bin Abdullah Ebu Zejd
Burimi: Hirasetul-Fadileh, fq. 38-39
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu (te ala) ka thënë:
وَقَرْنَ فِي بُيُوتِكُنَّ وَلَا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ الْجَاهِلِيَّةِ الْأُولَى
“Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si dikur në kohën e injorancës,…” 33:33
Kur Allahu i ka urdhëruar gratë që të qëndrojnë në shtëpi, ai i ndaloi ato për shkak të tërheqjes së vëmendjes, siç ishte e zakonshme në kohën e injorancës, duke dalë nga shtëpia shpesh ose duke dalë jashtë e stolisur dhe e parfumosur, duke zbuluar fytyrat dhe bukurit të cilat Allahu ka urdhëruar që të mbulohen.
Fjala “Tabaruxh” ka kuptimin e kalimit të kufijve kur vjen puna për të shfaqur bukuritë e tyre si koka, fytyra, qafa, gjokset, krahët, kërcit dhe pjesë të tjera të trupit. Dalja shpesh e gruas apo zbulimi i fytyrës shkakton dëm dhe fitne të mëdha.