Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Fataua En-Nisa 229
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një burrë është i martuar me një grua që nuk përfiton asgjë nga ajo. Ajo nuk i bindet urdhrave të tij por kërkon që ai ta furnizojë atë me ushqim dhe me rrobe dhe ja ka vështirësuar punët atij. A meriton ajo të furnizohet me ushqim dhe me veshje?
Përgjigje: Nëse ajo nuk e vë veten në dispozicion të tij, ose largohet nga shtëpia pa lejen e tij, ajo nuk ka të drejtë që të furnizohet me ushqim e as me veshje. E njëjta gjë vlen në qoftë se ai e pyet atë që të udhëtojë me të dhe ajo nuk ju bindet atij, kështu që ajo nuk ka të drejtë që të furnizohet me ushqim e as me veshje pasi që ajo është e pabindur në atë që është e detyrueshme për të që ti bindet atij, kështu që nuk e ka obligim ta furnizojë me ushqim e as me veshje.