Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja që punon është shkak i tradhëtisë dhe zinasë

Imam Muhamed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Adua-ul-Bejan  (2/225) 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Që gruaja të largohet nga shtëpia për të punuar kjo çon në humbjen e ndershmërisë dhe fesë. Gruaja është një kënaqësi dhe ajo është kënaqësia më e mirë në jetë. Dhe ajo është kënaqësia që më së shumti tradhtohet në botë. Kur shikimet vjedhëse shohin bukuritë e saj, ato shfrytëzojnë të mirat e bukurisë së saj me anë të dinakërisë. Që ajo të ekspozohet dhe të jetë si tryezë për meshkujt mashtrues, kjo është e qartë për të gjithë njerëzit e mençur.

Nëse një pjesë e trupit të saj prekë trupin e tradhtarit, atëherë epshi fillon të zejë vend në gjakun dhe këmbët e tij, veçanërisht nëse frika e Allahut (te ala) nuk ekziston në zemër. Ai do t’i shfrytëzojë të mirat e trupit të saj. Zakonisht shikimet dhe prekja çojnë në diçka më të keqe se kjo, gjë që është e dukshme në vendet që nuk kanë vlera dhe pikëpamje islame. Atje, në parim, gratë dalin me rroba tërheqëse dhe të zhveshura. Sepse Allahu i ka zbrazur zemrat e njerëzve nga burrëria dhe xhelozia për gratë.

Shpërndaje: