Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja që shpesh viziton fqinjët dhe shoqet e saj

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: kaseta “Es-ilet-un-Nisa”.

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Allahu i Lartësuar ju thotë grave:

“Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja.” [1]

Nëse gruaja që del jashtë shtëpisë për të vizituar të afërmit e saj, miqtë -të cilët janë të shumtë-, shoqet dhe fqinjët; a konsiderohet se bie në kundërshtim me këtë ajet?

Përgjigje: Nëse ajo del në përputhje me ajetin:

“O profet! Thuaju bashkëshorteve të tua dhe bijave të tua edhe bashkëshorteve të besimtarëve të lëshojnë vellon (xhilbabin) e tyre mbi gjithë trupin e tyre.” [2]

Nuk ka të keqe nëse gruaja del nga shtëpia për të vizituar të afërmit e saj dhe është veshur sipas sheriatit. Mirëpo duhet pasur në konsideratë një gjë shumë të rëndësishme, që unë mendoj se shumë gra që janë fetare nuk janë të kujdesshme në këtë edhe pse ka ajet të Kuranit për një gjë të tillë! Thotë Allahu:

”Dhe t’i mbulojnë kraharorët me khimar mbulesat e tyre të kokës (që mbulon gjithë trupin nga koka deri në fund të këmbëve, fytyrën, qafën e gjoksin).” [3]

Ky ajet urdhëron diçka që nuk është urdhëruar në ajetin e mëhershëm.

Ajeti i parë urdhëron që gruaja të ketë veshjen e jashtme që mbulon tërë trupin.

Ndërsa, ajeti i dytë urdhëron që, shamia me të cilën gruaja mbulon kokën, t’ia mbulojë edhe gjoksin dhe qafën.

Nga këto dy ajete Kuranore, mësojmë se gruaja kur të del nga shtëpia e saj duhet të ketë veshje, e cila i mbulon asaj tërë trupin dhe me shami e cila vihet mbi kokë dhe i mbulon asaj kraharorin.

Gjithashtu, nëse gruaja dëshiron të dalë nga shtëpia për të vizituar të afërmit e saj, atëherë duhet të ketë kujdes që ajo të mos e lerë familjen duke vuajtur, të anashkalojë shërbimin ndaj burrit dhe të lë anash edukimin e fëmijëve të saj.

Nëse këto kushte plotësohen, asaj i lejohet të dal nga shtëpia.

Ndërsa ajetin që e lexuat ju:

“Dhe rrini në shtëpitë tuaja…”

Do të thotë se, nuk duhet që gratë të dalin nga shtëpia duke i përngjarë burrave të cilët dalin edhe për arsyen më të vogël.

Është transmetuar në Sahihun e Bukharit se profeti ju tha grave të tij, nënave të besimtarëve:

“Allahu ju ka lejuar që të dilni jashtë për nevojat tuaja.”

Nuk ka dyshim se të vizituarit e të afërmve, është nevojë e cila bazohet në sheriatin Islam.

Nga ky ajet mësojmë gjithashtu se gruaja nuk duhet të del gjithmonë në tregje dhe rrugëve e parqeve të ndryshme ashtu siç veprojnë burrat.

Pyetje: A i lejohet asaj t’i vizitojë shoqet dhe fqinjët femra?

Përgjigje: Po, në qoftë se kjo bëhet ndonjëherë dhe jo gjithmonë.


[1] 33:33

[2] 33:59

[3] 24:31

Shpërndaje: