Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja sëmuret sa herë që dëshiron të falet

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Nur alad-Darb (53 A)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje : Unë e kam nënën që është 54 vjeçe. Sa herë që ajo është duke u përgatitur për namaz lind një pengesë. Ajo është përpjekur për tu shëruar shumë herë por pa sukses. Kur ajo kujton Allahun dhe dëshiron të falet, ajo sëmuret dhe humbet vetëdijen. Ajo shumë e do Kuranin dhe dëgjonë Kuran dhe hadithe. A lirohet ajo nga falja e namazit në këtë rast? Çfarë duhet të bëjë ajo?

Përgjigje: Trajtimi i kësaj gruaje është që ajo ta kujton Allahun (tebareke ue te’ala) shumë, ti lutet Allahut që ta mborjë kundër shejtanit të mallkuar dhe ta lexoj shumë ajetin e quajtur el-Kursi (tespidova)1. Të gjitha këto mjete largojnë shejtanët prej saj dhe e mbrojnë atë kundër tyre. Përveç kësaj, ajo duhet të bëjë durim dhe të falet aq sa të mundet për të pastruar ndërgjegjësinë e saj dhe që ta largojë shejtanin. Nëse shejtani e sheh se pengesat e tij që ai i ka vënë përpara në rrugën drejt Allahut po dobësohen, ai shkon larg dhe largohet nga personi. Këshilla ime e përmbledhur për të janë nga dy gjëra:

1 – Ta kujtojë Allahun shumë, ti lutet që ta mbrojë nga shejtani dhe ta lexojë ajetin el-Kursi.

2 – Të bëjë durim me vështirësitë lidhur me namazin dhe adhurimin.

Me anë të kësaj përvojat e saj – nëse Allahu dëshiron – do të zhduken.


1 El-Bekare 2:255

Shpërndaje: