Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja shkon në xhami të ndryshme për namazin e teravive

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Mekanetul-Mer’ah fil-Islam, fq. 620

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A ka ndonjë problem në qoftë se gruaja falë namazin e teravive një ditë në një xhami dhe një ditë në një xhami tjetër, vetëm për tu motivuar në moslënien e këtij sunneti nga zërat e bukur të imamëve të këtyre xhamive?

Përgjigje: Nëse gruaja dëshiron që namazin e teravive ta falë me xhemat në xhami, atëherë ajo duhet të shkojë në xhaminë e cila është më së afërti nga shtëpia e saj. Është rrezik që ajo të shkojë nga një xhami në një tjetër. Në rast të kundërt, ajo i ekspozohet sprovave dhe për shkak të distancës së gjatë. Kjo mund të nënkuptojë se ajo do të ketë nevojë për veturë, shofer dhe veçim me dikë që i ndalohet.

Por, shpeshherë gruaja e tillë dëshiron vetëm të shijoi zëra melodik. Ndërsa nuk brengoset për namaz. Ajo shqetësohet vetëm për të shijuar zërat e ndryshëm. Nëse këtë rast ndalohet të motivuarit e tillë dhe gjithashtu edhe shkuarja në xhami.

Ky fenomen për fat të keq është shfaqur në mesin e burrave, grave dhe të rinjve. Shohim shumë prej njerëzve që shkojnë nga xhamia në xhami për të dëgjuar zërat e lexuesve dhe kërkojnë xhamitë ku njerëzit mblidhen me të madhe.

Shpërndaje: