Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja shkon nga Meka në shtëpi për të pritur deri sa të pastrohet

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Bab el-Lika el-Maftuh (4 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një gruas i erdhi cikli i saj menstrual para se ta kryente tavaf-ul-ifadah. Ajo e ka vështirë të qëndrojë në Mekë. A i lejohet të shkojë në shtëpi në vendin e saj përtej stacioneve dhe pastaj të kthehet kur të pastrohet?

Përgjigje: Në qoftë se gruaja e ka ciklin e saj menstrual dhe nuk mund të pres që të pastrohet në Mekë, asaj i lejohet të shkojë në shtëpi dhe të kthehet përsëri pasi të pastrohet. Por në këtë rast nuk i lejohet që të jetë intime me bashkëshortin e saj nëse ka bashkëshortë. Ajo ende nuk ka dalë nga ihrami tërësisht. Nëse nuk shqetësohet nga pritja në Mekë është më mirë për të që të pres aty. Nuk ka rëndësi nëse vendbanimi i saj është brenda stacioneve ose jashtë tyre.

Pyetje: A duhet të hyjë në ihram nëse ajo jeton jashtë stacioneve?

Përgjigje: Po mendon në qoftë se ajo kthehet?

Pyetësi: Nëse ajo kthehet, po.

Përgjigje: Në qoftë se ajo kthehet është më mirë që ajo të hyjë në ihram me qëllim për të kryer umren; ajo duhet të bëjë tavafin, sa’in dhe të shkurtojë flokët. Pastaj ajo bën tavaf-ul-ifadah.

Shpërndaje: