Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Bab el-Lika el-Maftuh (4 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një gruas i erdhi cikli i saj mujor para se ajo të kryente tavaf-ul-ifadhah. Ajo e kishte të vështirë të qëndrojë në Mekë. A i lejohet asaj që të shkojë në shtëpi në vendin e saj përtej stacioneve dhe pastaj të kthehet kur të pastrohet?
Përgjigje: Në qoftë se gruaja e ka ciklin e saj mujor dhe nuk mund të pres që të pastrohet në Mekë, kështu që asaj i lejohet që të shkojë në shtëpi dhe të kthehet përsëri kur ajo të pastrohet. Por në këtë rast asaj nuk i lejohet që të jetë intime me bashkëshortin e saj nëse ka bashkëshortë. Ajo ende nuk ka dalë nga ihram tërësisht. Nëse ajo nuk shqetësohet nga pritja në Mekë është më mirë për të që të pres aty. Nuk ka rëndësi nëse vendbanimi i saj është brenda stacioneve ose jashtë tyre.
Pyetje: A duhet të hyjë në ihram nëse ajo jeton jashtë stacioneve?
Përgjigje: Po mendon në qoftë se ajo kthehet?
Pyetësi: Nëse ajo kthehet, po.
Përgjigje: Në qoftë se ajo kthehet është më mirë që ajo të hynë në ihram me qëllim për të kryer umren; ajo duhet të bëjë tavafin, sa’in dhe të shkurtojë flokët. Pastaj ajo bën tavaf-ul-ifadhah