Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja udhëton pa mahrem për të bërë davet

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Cili është gjykimi që një grua të udhëtojë pa mahrem për të bërë davet?”

Përgjigje: “Ajo së pari duhet t’i bëjë davet vetës së saj. Si të del për të bërë davet pa mahrem? I dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Nuk i lejohet gruas që e beson Allahun dhe ditën e fundit që të udhëtojë pa mahrem.” 

Transmeton Bukhari (1088) dhe Muslimi (1339).

Në një transmetim tjetër thuhet:

“… dy ditë …”

Në një transmetim tjetër thuhet:

“… tre ditë …”

Në një transmetim tjetër është përmendur:

“… një ditë …”

Kurse, në një transmetim nuk kufizohet numri i ditëve:

“… të udhëtojë pa mahrem.”

Nëse ajo dëshiron të bëj davet, ajo duhet të veprojë sipas fjalës së të dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem).”

Shpërndaje: