Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja ulet gjatë namazit për shkak të sëmundjes  

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Një grua e thotë tekbirin fillestar, pastaj e fal rekatin e parë në këmbë, pastaj nuk mundet të qëndrojë në këmbë në rekatet vijuese dhe e vazhdon namazin ulur për shkak se është e sëmurë, a është namazi i saj në këtë mënyrë i saktë?

Përgjigje: Po! Namazi i saj është i saktë. Qëndron në këmbë kur mundet dhe falet ulur kur nuk mundet të qëndrojë në këmbë në të njëjtin namaz, nuk ka të keqe në këtë.

“Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni!” Et-Tegabun, 64:16

Shpërndaje: