“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, 17/63
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Cili është gjykimi për të shkuar tek një burrë i cili është i njohur si një Shejkh qëbën rukje me Kuran, por kur ai reciton mbi gratë vetmohet me secilën prej tyre, dhe në qoftë se gjendja e gruas e kërkon këtë ai e mban atë në shtëpin e tij për disa ditë? Unë kam qenë një prej këtyre grave, por ndjeva keqardhje të thellë, u pendova dhe i kërkova falje Allahut.”
Përgjigje: ”Elhamduli-Lah.
Është e ndaluar për një burrë që të jetë vetëm me një grua që nuk është mahrem i saj,edhe nëse është për ta trajtuar atë me rukje duke recituar Kuran, sepse Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë: ”Nuk ka njeri që vetmohet me një grua për të cilën nuk është mahrem përveç se shejtani është i treti i cili është i pranishëm.”
Edhe më serioze dhe mëkat është të jesh e vetme me të dhe kalimi i natës në shtëpinë e tij, i cili është një i huaj për ty, dhe qëndrimi yt në shtëpinë e tij për disa netë dhe ditë, dhe të qenurit e vetme me të. Këto janë prej mjeteve që shpien drejt së keqes dhe shkatërrimit.
Çdo grua myslimane që ka bërë një gjë të tillë duhet të pendohet sinqerisht për këtë, dhe të mos i kthehehet veprimeve të tilla të këqija.
Tek Allahu qëndron suksesi.”