Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (1/157-158)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Një grua shtatzënë në muajin e tetë agjëroi dhe një ditë të nxehtë ajo nuk e ndërpreu agjërimin. Fëmija filloi të shkelmojë fortë në stomak dhe pas një jave ai doli i vdekur. A është nëna e detyruar me diçka? “
Përgjigje: “Nuk ka dyshim se kjo grua bëri gabim kur ajo agjëroi ndërsa i vinte rëndë agjërmi. Ajo ka kundërshtuar gjendjen të cilin Allahu i ka dhuruar asaj. Nëse vërtetohet se fetusi ka vdekur për shkak të agjërimit, ajo është përgjëgjës për këtë dhe duhet të paguaj dëmshpërblimin për këtë në formën e të liruarit një skllav. Nëse ajo nuk mund ta bëjë këtë ajo duhet të agjërojë dy muaj rresht një pas një. Ajo nuk duhet ti jap ushqim të varfërve. Sepse vrasja është e paqëllimshme. Një vrasje me paramendim nuk ka dëmshpërblim. Allahu Subhanehu ue Te ala ka thënë:
وَمَن يَقْتُلْ مُؤْمِنًا مُّتَعَمِّدًا فَجَزَآؤُهُ جَهَنَّمُ خَالِدًا فِيهَا وَغَضِبَ اللّهُ عَلَيْهِ وَلَعَنَهُ وَأَعَدَّ لَهُ عَذَابًا عَظِيمًا
“Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh.” 4:39
Ky është dënimi i tij. Ai nuk përfiton nga dëmshpërblimi. Ai që e mbyt besimtarin pa qëllim ai duhet të paguaj dëmshpërblim.
Në qoftë se bëhet e qartë se fetusi ka vdekur për shkak të veprimit të saj, ajo duhet të japë përgjegjësi për të në formën që të paguajë paratë e gjakut trashëgimtarëve të fetusit, dhe të paguaj dëmshpërblimin. Paratë e gjakut në këtë rast nuk paguhen për një njeri të përkryer, por një e dhjeta e parave të gjakut të nënës. Është e njohur gjerësisht se paratë e gjakut të gruas janë sa gjysma e parave të gjakut të burrit. Nëse paratë e gjakut të burrit janë 100.000 SRA kështu që çmim gjakut të gruas është 50.000 SRA. Pra, paratë e gjakut të fetusit janë 5000 SRA.
Por në qoftë se nuk është konfirmohet se fetusi ka vdekur për shkak të agjërimit ajo nuk është e obliguar me diçka.”