Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (66 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Një grua vuan nga një sëmundje që shkakton rënien e flokëve kur ajo pastrohet me ujë. A duhet që ajo të mos i pastrojë flokët pas ciklit mujor dhe raportit seksual?”
Përgjigje: ”Ajo duhet të pastrohet pas ciklit mujor dhe raportit seksual. Është e qartë se kjo ka të bëjë me një sëmundje kur flokët bien kur i pastron me ujë. Mirëpo, Allahu nuk e ka dërguar një sëmundje pa dërguar gjithashtu edhe kurën e saj. Ajo duhet të shkoj tek mjeku dhe të shikon nëse ka ndonjë gjë që forcon flokët në mënyrë që ato të mos bien kur flokët bien në kontakt me ujin. Unë kam frikë se gruaja vuan nga vesveset dhe që ajo gris flokët e saj kur ajo pastrohet në mënyrë që ato bien.”