Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruas i rikthehet gjaku pas pastrimit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/16909

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Pasi që gruas i kanë ardhur sekrecionet e saj dhe është pastruar pas periudhës së saj mujore mund të ndodh t’i kthehet gjaku në të njejtën ditë pasi të jetë pastruar ose një ose dy ditë më pas. A mjatfon që ajo vetëm të merr abdes apo duhet të pastrohet ? Ndonjëherë, kjo është gjithmonë kështu. Çfarë duhet të bëjë ajo me namazet e mëparshme nëse është e obligueshme që të pastrohet në këtë rast?

Përgjigje: Nëse gjaku është i verdhë apo i turbullt dhe jo gjak i pastër, atëherë nuk e ka të njëjtin gjykim sikurse urina, mjafton me abdes.

Nëse ajo është pastruar dhe më pas i rikthehet periudha e saj mujore dhe nuk ka të verdhë apo të turbullt ajo nuk duhet të falet deri sa gjaku ti ndalet dhe ajo të pastrohet. Ky gjak i takon gjakut të parë menstrual. Periudha mujore mund të zgjatet dhe shkurtohet. Ky është mendimi i saktë. Përjashtimi i vetëm është nëse cikli mujor zgjatet dhe bëhet i gjatë. Në këtë rast ajo është një gjakderdhje venash. Në qoftë se ajo vazhdon pafundësisht ajo nuk falet atë kohë sa i zgjatë cikli mujor. Mund të jetë pesë ditë, gjashtë ditë dhe shtatë ditë. Çdo gjë përtej kësaj nuk konsiderohet diçka. Ajo duhet të pastrohet, të falet, të agjërojë dhe mund të ketë marrëdhënie me burrin e saj.

Nëse periudha e saj mujore zgjatë pesë ditë, pastaj ajo pastrohet dhe gjaku iu rikthehet në cilësin e gjakut të parë, ajo duhet ta braktis namazin dhe të agjërojë derisa ti ndalet. Përjashtimi i vetëm është nëse gjaku zgjat të paktën pesëmbëdhjetë ditë. Atëherë ajo është gjakderdhje venash. Përderisa gjaku nuk zgjatë më shumë se pesëmbëdhjetë ditë ajo konsiderohet cikël mujorë. Cikli mujor mund të jetë trembëdhjetë ditë dhe katërmbëdhjetë ditë dhe pesëmbëdhjetë ditë. Zakonisht ajo zgjat nga gjashtë deri në tetë ditë dhe të ngjashme.

Periudhat mujore të disa grave janë zakonisht të gjata. Nëse ato pastrohen dhe pastaj iu rikthehet gjaku ai konsiderohet si gjak menstrual. Por në qoftë se ajo është e verdhë apo i turbullt, nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Në këtë rast ajo duhet të merr abdes për namaz, të falet dhe të agjërojë. Por në qoftë se gjaku është i qartë ajo nuk duhet të falet nëse ajo nuk zgjatë më shumë se pesëmbëdhjetë ditë. Në këtë rast ajo është gjakderdhje pas së cilës ajo i referohet periudhës së saj mujore që zgjatë shtatë ditë, pesë ditë ose më shumë. Në këtë rast ajo nuk falet. Çdo gjë përtej kësaj është gjakderdhje.

Shpërndaje: