Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (56)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një grua synoi haxhin Temetu. Kur ajo erdhi te mikati i saj, i erdh cikli menstrual. A i lejohet të ndryshojë haxhin e saj nga Temetu në Kiran? Çka duhet të bëjë ajo?
Përgjigje: Ajo duhet të mbetet në gjendjen e saj. Kur ajo pastrohet e kompleton haxhin e saj. Shumica e veprimeve në haxh nuk kanë nevojë për një gjendje të pastër. Asaj i lejohet të bëjë atë që haxhiu bën.
Profeti ﷺ i ka thënë Aishes -radijAllahu anha-:
“Bë çdo ritual që bën haxhiu përveç tavafit rreth Qabes derisa të pastrohesh nga cikli menstrual.” Transmeton Muslimi (1211).
Vetëm bërja e tavafit i ndalohet asaj. Për ndryshe asaj i lejohet të qëndroj në Arafah, Muzdelifeh, Mina dhe të hedh gurët. Këto nuk kërkojnë që ajo të jetë e pastër. Pra gruaja mund të bëjë gjithçka gjatë ciklit menstrual përveç tavafit rreth qabes, këtë ajo duhet ta shtyjë.