Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (11 B), min 23.04
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Pasi kishte hyrë namazi i drekës, një grua ishte e zënë me disa punë. Ajo dëshiroi të falej para se ti kalonte koha, por mu atëherë i erdhi cikli i saj mujor. A duhet ajo ta falë këtë namaz kur të pastrohet?
Përgjigje: Mendimi i saktë thotë se në qoftë se ajo ishte e pastër gjatë një kohe që korrespondon me sa merr kohë falja e një rekati, ajo duhet ta falë këtë namaz kur pastrohet. Profeti ﷺ ka thënë:
“Ai që e zë një rekat nga namazi i ikindisë, para se të perëndojë dielli, e ka zënë namazin e ikindisë.” 1
Kjo grua ishte e pastër gjatë një kohe që korrespondon me sa merr kohë falja e një rekati. Kështu që ajo duhet ta falë këtë namaz.
1 Bukhari (579) dhe Muslimi (608).