Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruas i vie pak gjak në mëngjes

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Fet’hul Mexhid (71), min: 1:01:10

Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul-majd18-02-1439h-01.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një gruas i erdhi periudha e saj menstruale një javë më herët. Për tri ditë rresht ajo kishte pak gjak në mëngjes, pastaj nuk i erdhi asgjë gjatë pjesës tjetër të ditës. Si duhet të veprojë në lidhje me namazin?

Përgjigje: Ajo duhet të falet, sepse asaj nuk i ka ardhur gjak i vazhdueshëm. Bëhet fjalë për një sasi të vogël të gjakut që përfundon pas një kohe. Pra ajo duhet të falet.

Shpërndaje: