Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (2/405-406)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
775 – I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Gruas nuk i lejohet të shpenzojë asgjë nga pasuria e saj pa lejen e burrit.”
Transmetuar nga Tammam në “el-Fauaid”, et-Tabarani dhe Ibn Asakir nëpërmjet disa rrugëve autentike nga Anbaseh bin Sa’id, nga Hammad, nga Xhineh, nga Uathileh, nga i dërguari i Allahut.
Hadithi transmetohet nga disa rrugë, që do të thotë se është i vërtetuar. Disa transmetime madje janë të mira dhe të vërtetuara nga el-Hakim dhe edh-Dhehebi.
Ky hadith dëshmon se gruas nuk i lejohet të bëjë asgjë me pasurin e saj private pa lejen e burrit. Kjo dëshmon mbikëqyrjen e përsosur të burrit ndaj gruas me të cilën Zoti ynë -te ala- e ka privilegjuar atë.
Mirëpo, kjo nuk do të thotë se burri nëse është musliman i sinqertë duhet të abuzojë këtë gjykim dhe ta pengojë gruan e tij që të shpenzojë pasurinë e saj në një mënyrë që nuk i dëmton ata. Kjo e drejtë na kujton të drejtën e kujdestarit ku vajza e tij nuk lejohet të martohet pa lejen e tij, por nëse ai në mënyrë të paarsyeshme e ndalon atë që të martohet, çështja e saj i dërgohet gjyqtarit legjitim, i cili gjykon çështjen e saj.
E njëjta gjë vlen edhe për pasurinë e gruas; nëse burri i saj e pengon atë që të shpenzojë pasurin e saj në mënyrë të saktë, gjyqtari mund të gjykojë çështjen e saj. Nuk ka asgjë problematike në këtë gjykim – problematika është abuzimi që njerëzit ja bëjnë.