Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/99)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja: Nëse gruaja me menstruacione ose lehonë pastrohet gjatë ditës së Ramazanit, a është e obliguar që të agjërojë pjesën e mbetur të ditës
Përgjigje: Ajo nuk është e detyruar të agjërojë pjesën e mbetur të ditës, asaj i lejohet të hajë dhe të pijë. Fakti se ajo duhet ta kompensojë (kohën që nuk e ka agjëruar) tregon që është e pavlefshme që të agjërojë pjesën e mbetur të ditës. Këtë mendim e kanë Maliku, Shafei dhe Ahmedi -rahimehumullah- sipas një transmetimi.
Është transmetuar se Ibn Mesudi -radijAllahu anh- ka thënë:
“Ai i cili ha në fillim të ditës, le të hajë edhe në fund të saj.”
Do të thotë atij që i lejohet ngrënia dhe pirja në fillim të ditës, i lejohet ngrënia dhe pirja gjithashtu edhe në fund të saj.