Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruja nuk duhet ta pengojë burrin e saj në të kërkuarit e dijes

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: El-Makhraxh minel-Fitneh, fq. 194

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Unë ua tërheq vërejtjen në një pikë shumë të rëndësishme: mos e dëgjo gruan tënde e t’i braktisësh studimet/mësimet. Allahu Azza ue Xhel ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ وَأَوْلَادِكُمْ عَدُوًّا لَّكُمْ فَاحْذَرُوهُمْ

“O besimtarë! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej tyre!” 64:14

I dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

ما تركت بعدي فتنة أضر على الرجال من النساء

“Unë nuk kam lënë pas meje ndonjë sprovë (fitne) më të dëmshme për burrat sesa gratë.” 

Gruaja e Imam ez-Zuhrit e kishte zakon t’i thoshte atij: 

“Betohem në Allahun se librat e tu janë më të dëmshëm për mua sesa t’i kishe edhe tri gra të tjera.”

Shumica e grave nuk u ndihmojnë  burrave të tyre në kërkimin e dijes, madje shumë prej tyre edhe i pengojnë. Gjithashtu, edhe burri duhet ta ketë parasysh se i dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

و لزوجك عليك حقا فأعط كل ذي حق حقه و خير الأمور أوسطها

“Gruaja jote ka të drejta mbi ty, prandaj jepja secilit të drejtën e merituar. Dhe gjëja më e mirë është mesatarja në çdo gjë.” 

Mirëpo, ai salAllahu alejhi ue selem nuk tha se duhet të lihet anash kërkimi i dijes.

Shpërndaje: