Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Grupi i quajtur “Ensarush-Sheri’ah”, në realitet janë armiqtë e Sheriatit

Alameh Abdul-Muhsin bin Hamad el-Abbad el-Bedr

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=141305

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Në vendin tonë ekziston një grup i quajtur “Ensarush-Shari’ah (Ndihmësit e Sheriatit)” (ky xhemat ndodhen në shumë shtete arabe (v.p.)). Metodologjia e tyre është “Tekfirizmi”, të cilët bëjnë sulme ndaj ushtarëve dhe policisë (forcave të sigurisë), duke argumentuar me atë se ata nuk gjykojnë me atë që ka zbritur Allahu (nuk gjykojnë me ligjet e Allahut). A është e lejueshme për Pasuesit e Sunnetit që të jenë krahë të policisë dhe t’i luftojnë ata?”

Përgjigje: “Ata nuk duhet të quhen “Ensarush-Shari’ah (Ndihmësit e Sheriatit)”, ngase në realitet ata janë Armiqtë e Sheriatit! Sheriati nuk është që njeriu të jetë kryeneç, të bëj interpretime sipas dëshirave të tij dhe të bëj tekfir mbi pasuesit e së vërtetës, madje edhe mbi dijetarët e shquar që janë të njohur për virtytet e tyre. Atyre nuk u thuhet “Ensarush-Shari’ah (Ndihmësit e Sheriatit)”. Ata vetëm i kanë sjellë të keqe vetvetes së tyre dhe Sheriatit të Pastër Islam.

Ata kanë dëmtuar veten e tyre për shkak se janë bërë ashtu siç janë, dhe me veprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm edhe Sheriatit. Është obligim që, së pari t’i thirrni dhe tua sqaroni të vërtetën. Në qoftë se ata sulmojnë ndonjë mysliman i cili është fetar dhe i drejtë, nuk ka dyshim se të ndihmuarit e tij është diçka e detyrueshme.

Kjo është sikurse në rastin me një kusar. Nëse e keqja e një kusari nuk mund të shmanget veçse duke e mbytur atë, atëherë duhet që ai të vritet. Por, nëse e keqja e tij mund të shmanget edhe duke e kapur atë dhe duke e burgosur, atëherë ky është veprimi që duhet bërë.”

Shpërndaje: