Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Grupi i shpëtuar është pala e ndihmuar

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Likaul-Babil-Meftuh (54B) 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Çështja e grupit të shpëtuar (el-Firkah en-Naxhijeh) dhe palës së ndihmuar (et-Taifeh el-Mensurah) a është çështje parimore për të cilën duam dhe urrejmë dikë? Dhe, personi i cili bën dallim në mes grupit të shpëtuar dhe palës së ndihmuar a konsiderohet bidatçi?”

Përgjigje: ”Është e njohur tek Ehlus-Sunneti se grupi i shpëtuar është vetë pala e ndihmuar deri në Ditën e Gjykimit.

Shejkh-ul-Islam Ibn Tejmije ka thënë në el-Akideh el-Uasitijjeh:

“Ky është besimi i grupit të shpëtuar dhe palës së ndihmuar – Ehl-us-Sunne uel-Xhema’ah, deri në Ditën e Gjykimit.”

Kjo është e njohur në mesin e dijetarëve, se grupi i shpëtuar dhe i ndihmuar janë dy cilësi të një grupi të vetëm. Nuk ka dallim në mes këtyre dy shprehjeve.

Kjo çështje nuk është prej gjërave të mëdha për të cilën duhet dashur dhe urrejtur dikë. Në qoftë se dy njerëz kanë pikëpamje të ndryshme, është e detyrueshme për ta që të hulumtojnë së bashku. Hulumtimi duhet të jetë harmonik dhe synimi duhet të jetë arritja e së vërtetës.

Nëse ndodhë që secili mbetet në mendimin e tij të mëparshëm, në këtë rast çështja i takon Allahut. Allahu do pyes secilin për qëllimin e tij. Ne megjithatë nuk i obligojmë tjerët që të mendojnë sikurse ne. Nëse do i obligojmë të tjerët që të mendojnë si ne, atëherë ne kemi vlerësuar veten aq sa nuk e meritojmë! Duke e konsideruar veten të përsosur. Sepse të gjithë të tjerët janë gabim. Ky perceptim është i rrezikshëm.

Vetëm fjalët e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem pranohen në të gjitha rastet. Asnjë njeriu nuk i pranohen fjalët në të gjitha rastet përveç të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem.

Si pajtohet një i mençur që t’i imponojë të tjerët me mendimet e tij ndërsa ai vetë nuk pranon që të tjerët t’ia imponojnë atij mendimet e tyre? Nëse ju mendoni se mund t’ua impononi mendimet e juaja të tjerëve, duhet të jeni të gatshëm që edhe të tjerët t’ua imponojnë mendimet e tyre ty. Përndryshe kjo është kontradiktore.”

Pyetësi: ”Në lidhje me të konsideruarit bidatçi atë që bën dallim ndërmjet grupit të shpëtuar dhe palës së ndihmuar?”

Përgjigje: ”Unë nuk mendoj se çështja është aq serioze sa që ajo të jetë një risi. Kjo është çështje që mund të perceptohet në mënyra të ndryshme. Ashtu siç thashë, kjo gjë duhet të diskutohet në mënyrë të qetë. Unë mendoj se me diskutim të qetë – nëse do Allahu – e vërteta do të del në shesh. Kurse diskutimet e egra sjellin vetëm gjëra të liga.”

Shpërndaje: