Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është obligim gusli pa ejakulim?

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu fataua ue rese’il shejkh Uthejmin (4/223-224)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është obligim gusli (larja e plotë) pas marrëdhënieve intime, edhe nëse nuk kemi pasur ejakulim?

Përgjigje: Po, gusli është obligim si për burrin ashtu edhe për gruan edhe nëse nuk kanë ejakuluar. Dëshmi për këtë është hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejra -radijAllahuanhu- ku profeti ﷺ ka thënë:

“Kur burri qëndron mes katër gjymtyrëve të gruas së tij dhe kryen aktin seksual, gusli bëhet obligim.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

Tek Muslimi thuhet:

“…edhe nëse ai nuk ejakulon.” 

Ky hadith është një argument i qartë dhe i prerë që obligon guslin si për burrin ashtu edhe për gruan edhe në rastet kur nuk ka pasur ejakulim. Ka shumë njerëz nuk e dinë këtë rregull, andaj kjo çështje duhet të sqarohet (dhe të përhapet që të mos veprohet në padije).

Shpërndaje: