Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gusli pas marrëdhënieve seksuale edhe nëse nuk është përjetuar orgazëm

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu fataua ue rasa’il Shejkh Uthejmin (4/223-224)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A duhet marrë gusël pas marrëdhënieve intime edhe nëse nuk kemi pasur orgazëm?

Përgjigje: Po, edhe burri edhe gruaja duhet të marrin gusël, pavarësisht nëse është përjetuar orgazma apo jo. Argument për këtë është hadithi i Ebu Hurejres radijallahu anhu, se profeti ﷺ ka thënë:

إذا جلس بين شعبها الأربع ثم جهدها فقد وجب الغسل

“Kur ai ulet në mes të katër gjymtyrëve (krahëve dhe këmbëve) të saj dhe pastaj (penisi) futet në të (vaginë), është e detyrueshme për të dytë që të merret gusël.” Bukhari dhe Muslimi.

Muslimi në Sahihun e tij shton:

و إن لم ينزل

“Edhe në qoftë se ai nuk ka ejkaluar.” 

Ky është një argument më se i qartë se burri dhe gruaja duhet të marrin gusël edhe nëse nuk kanë përjetuar orgazëm. Ka shumë njerëz që nuk e dinë këtë, prandaj duhet të qartësohet.

Shpërndaje: