Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gusli pas përfundimit të menstruacioneve në rastin e istihadës

Imam Jahja bin Sheraf en-Neueui (v. 677)
Sherh Sahih Muslim (4/23)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Aishah – radijAllahu anha – rrëfeu: Umm Habibe bint Xhahsh (bashkëshortja e Abdurrahman ibn Aufit) u ankua te i dërguari i Allahut ﷺ për gjakderdhje.

Ai ﷺ i tha asaj:

“Mos bëj asgjë gjatë ciklit tënd mujor. Pastaj lahu!”

Ajo lahej para çdo namazi.

Transmeton Muslimi (334).

Në një transmetim tjetër thuhet:

“Mos bëj asgjë gjatë ciklit tënd mujor. Pastaj lahu dhe fale namazin.”

Këto dy formulime dëshmojnë se gruaja që ka gjakderdhje (istihada) duhet të lahet pasi t’i përfundojnë menstruacionet, edhe nëse gjakderdhja vazhdon. Për këtë çështje ka unanimitet mes dijetarëve.

Shpërndaje: