Imam Ahmed bin Kudameh el-Makdisi (v. 682)
Mukhtasar Minhaxh-il-Kasidin, fq. 45
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Prej etiketave të agjërimit është që të mos e mbushësh stomakun gjatë natës. Ha me masë, njeriu nuk ka mbushur enë më të keqe sesa stomaku. Ai që ngopet në fillim të natës nuk do të përfitojë deri në pjesën e fundit të saj. Ai që ngopet para agjërimit nuk do të përfitojë deri në mesditë. Ushqimi i shumtë shkakton përtaci dhe dobësi. Ushqimi i tepërt shkakton që qëllimi i agjërimit të humbet sepse qëllimi me agjërimin është të ndiesh urinë dhe braktisësh tundimet.