Shejkhul Islam Ahmed bin Tejmijeh (v. 728)
Mexhmu-ul-Fetaua (25/216-217)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë duhet vepruar nëse personi ha ushqim pas ezanit të sabahut në Ramazan?
Përgjigje: Hamdi i përket Allahut. Nëse myezini thërret ezanin para agimit siç bënte për shembull Bilali -radijAllahu anhu- në kohën e profetit ﷺ dhe që praktikohet në Damask dhe qytete të tjera, ngrënia dhe pirja menjëherë pas kësaj është e padëmshme.
Nëse personi dyshon nëse ka aguar apo jo, i lejohet të hajë dhe të pijë derisa të sigurohet se ka hyrë agimi. Nëse më pas zbulon se ka ngrënë pas agimit, mendimet ndryshojnë nëse duhet ta kompensojë atë ditë apo jo. Duket se ai nuk duhet. Ky mendim është konfirmuar nga Umeri -radijAllahu anh- dhe këtë mendim e kanë disa prej selefëve dhe të tjerë. Se ai duhet të kompensojë atë ditë është mendimi i njohur katër medhhebeve – dhe Allahu e di më mirë.