Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Hadaditë janë më të këqinjë se Sefer, Selmani dhe el-Karni

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Keshf Akadhib ue Tahrifat ue Khijanat Feuzu el-Bahrejni, fq.75-76

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Kur është fjala për këshillimin e pasuesve të bidateve dhe uljen bashkë me ta për ti këshilluar ata, unë nuk shkoj në shtëpitë e tyre apo për mexhliset e tyre për ti këshilluar ata. Nëse ndonjë prej tyre vie në shtëpinë time, unë e këshilloj atë dhe ia sqarojë të vërtetën. Nuk ka asgjë të keqe në këtë. Kur hipokritët uleshin me profetin salAllahu alejhi ue selem ai i këshillonte ata dhe ua sqaronte Islamin dhe të vërtetën atyre.

Pasuesit e Bidateve dhe Hizbitë e kishin zakon që të vinin në mexhliset eShejkh Ibn Bazit (rahimehullah) dhe ai i këshillonte ata dhe ia sqaronte të vërtetën atyre. Të njëjta gjë, unë besoj se e Myftiu dhe Komisioni Kibar-ul-Ulama e bëjnë kur u vien atyre pasuesit e bidateve në ”Organizatën e ligës së Botës Islame” e dhe në mexhliset e tyre. Unë nuk jam në dijeni se ndonjë dijetar ka thënë për mua se unë ulem me pasuesit e bidateve. Asnjë dijetar nuk më ka reagim mua për këtë. Kjo është një nga gënjeshtrat tuaja të shumta o Fauzi el-Bahrejni. Ndoshta ti e ke zakon të përzihesh me pasuesit e bidateve për të mbledhur të holla për të ti shpenzuar ato në emër Islamit apo në emër të dikujt tjetër.

Lidhur me çështjen lidhur me Seferin, Selmanin dhe Aid el-Karnin, unë nuk e di se për çfarë po bëhet fjalë përveç kudërshtimeve që u zhvilluan midis nesh dhe atyre. Refuzimet e mia ndaj Selmanit dhe Seferit janë të njohura dhe refuzimi im i mësuesit të tyre Sejjid Kutbit është i njohur. Ne jemi të njohur lidhur me ta dhe  kundërshtimin e sektit të tyre.

Por ku janë refuzimet e Hadadive të vjetër dhe të rinjve ndaj Sejjid Kutbit dhe këtyre njerëzve? Si ti refuzojnë ata, kur ata janë më të këqinjë se ata dhe kanë urrejtje më të madhe ndaj Ehl-us-Sunnetit dhe e bëjnë luftë më të dhunshme kundër tyre se ata që e bëjnë?

Shpërndaje: