Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Keshf Akadhib ue Tahrifat ue Khijanat Feuzu el-Bahrejni, fq.16-18
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Mahmud el-Hadad e luftoi Ehl-us-Sunnetin duke i akuzuar ata me Irxha. Edhe ti Feuzi el-Bahrejni e lufton Ehl-us-Sunnetin duke i akuzuar ata me Irxha. Dallimi është se ti shpikë thashetheme të cilat nuk i bëri el-Hadadi. Ti dhe sekti yt i ri Hadadi keni shpikur parime për ta luftuar Ehl-us-Sunnetin, që të cilën Mahmud el-Hadadi kurrë nuk do ta kishte imagjinuar.
Një prej tyre është që jeni lidhur për konceptin e “Xhins-ul-amel (çdo vepër është pjesë përbërëse e imanit)” për të akuzuar Ehl-us-Sunnetin me Irxha. Ky koncepti i huaj nuk ekziston në Kuran dhe në Sunnet dhe Ehl-us-Sunneti nuk e përdorin atë kur ata refuzojnë Murxhiat e vërtetë.
Një tjetër është se ju nuk kënaqeni me përkufzimin e Ehl-us-Sunneti lidhur me besimin: ”fjalë, vepër dhe besim me zemër, i cili shtohet me vepra të mira dhe mangësohet me mëkate”. Ju keni shkelur përkufizimin e tyre të bazuar në Kuran dhe Sunnet dhe ia keni shtuar:
“Ai shtohet dhe mangësohet derisa të mos mbetet asgjë.”
Selefët, duke përfshirë qindra imamë në vende të ndryshme dhe kohë të përmendur nga Bukhariu, Ebu Zur’ah dhe Ebu Hatim, ishin të bashkuar në këtë përkufizim. Më pas, ju ia shtuat “Ai shtohet dhe mangësohet derisa të mos mbetet asgjë prej tij.” Motivet tuaja janë Tekfiri dhe mënyra për të akuzuar Ehl-us-Sunnetin me devijim, sepse kjo nuk kërkon një definim të tillë – shumë prej tyre ndoshta as nuk e kanë dëgjuar atë!
E treta është se ju i akuzoni me Irxha ata që thonë se besimi është baza dhe vepra është dega. Kështu, akuzohen Pasuesit e Ehl-us-Sunnetit të sotëm dhe të atëhershëm me Irxha. Web faqja juaj e quajtur në mënyrë të rrejshëm “el-Athari”, kanë shpikur parime të tjera dhe mënyra të reja për të luftuar kundër Ehl-us-Sunnetit, gjë të cilën el-Hadadi dhe ish Hadaditë as nuk do të mund ta imagjinonin. Madje as Hauarixhët dhe Pasuesit e tjerë të Bitadeve nuk kan mundur ta imagjinojnë këtë.
Imam Ahmedi u pyet në lidhje me atë që thotë se besimi shtohet dhe mangësohet dhe ai u përgjigj:
“Ai nuk ka të bëjë asgjë me Irxha.”1
Imam Ebu Muhammed el-Hasan bin Ali el-Berbehari ka thënë:
“Ai që thotë se besimi përbëhet nga fjala, dhe vepra dhe ai shtohet dhe mangësohet, e ka braktisur Irxhanë tërësisht dhe plotësisht.”2
Ju refuzoni të pajtoheni me shprehjet e këtyre dy imamëve që janë të bazuara në Kuran dhe Sunnet dhe njohuri e vërtetë lidhur me Irxhanë dhe Sunnetin. Ju kundërshtoni ti përmbaheni definicionit të Selefëve. Kjo dëshmon se ju asocijoheni në mënyrë të rreme me Selefët dhe se ju nuk keni respekt për ta dhe gjykimet e tyre.
1 es-Sunnah (3/581)) nga el-Khallal.
2 Sherh-us-Sunnah, fq. 80.