Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Fataua Rabigh (1), min: 50.57
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ne dëgjojmë disa imamë të thonë se, nëse në një çështje nuk mund të gjendet hadith sahih, por vetëm hadith i dobët, ata e pranojnë atë. Për shembull, Imam Ahmedi. Çfarë nënkuptohet me hadithin e dobët këtu?
Përgjigje: Sipas Ibnu Tejmijes, Imam Ahmedi kishte për qëllim hadithin që sot quhet “i mirë” (حسن). Në kohën e Imam Ahmedit “hadithi i mirë” nuk ishte term i përhapur shumë. Në atë kohë hadithet ndaheshin në dy lloje:
1 – Autentik.
2 – I dobët.
Kur Imam Ahmedi ndonjëherë thotë se hadithi i dobët do të pranohet kur nuk ka asnjë hadith tjetër në një çështje, ai ka për qëllim se hadithi me konfirmimin më të ulët, përkatësisht hadith i mirë (hasen). Këto janë çështje terminologjike që i njohin ata që merren me këtë shkencë (hadithin).