Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Hadithi Ehad është argument në akide

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Vargu i haditheve të sakta, vëll 4/ fq. 605

www.perlatmuslimane.com

Hadithi nr 1964 – “Ky është personi i besueshëm i këtij Umeti. d.m.th Ebu Ubejde.” Transmetuar nga Muslimi (1297), Hakim (3/267), Ahmedi (3/125) dhe Ebu Jeala (2/831) nga rrugë te ndryshme transmetimi nga Hamad ibn Seleme, nga Thabit dhe ky i fundit nga Enesi (radijAllahu anhu) se:

”Njerëzit e Jemenit erdhën tek i dërguari ﷺ dhe i thanë: “Na dërgo një njeri që do të na mësojë sunnetin dhe Islamin.” Pastaj i dërguari ﷺ mori dorën e Ebu Ubejdes dhe tha…transmetimin e mësipërm. Teksti i mësipërm i hadithit është tek Muslimi, ndërsa tek Hakim, hadithi është transmetuar me tekst: “të na mësojë Kuranin’’ dhe më pas Hakimi tha: hadithi është i saktë sipas kushteve të imam Muslimit, por ata të dy (Bukhari dhe Muslimi) nuk e kanë transmetuar me pjesën: ’’të na mësojë Kuranin.”

Unë them (shejkh Albani): “Dhe në këtë hadith ka një dobi tepër të madhe e cila është se El-Khaber el-Ehad (lajmi me vetëm një zinxhir të saktë transmetimi) është argument në çështjet e akides ashtu siç është argument në çështjet e dispozitave dhe gjykimeve pasi që ne e dimë me siguri të plotë se i dërguari i Allahut ﷺ nuk e dërgoi Ebu Ubejden tek populli i Jemenit vetëm për t’u mësuar atyre çështjet e dispozitave dhe gjykimeve por edhe për t’u mësuar atyre akiden. Pra nëse prej Khaber el-Ehad nuk do të përfitohej dituri sheriatike në akide dhe nuk do të ishte argument në çështjet e akides, atëherë dërgimi i Ebu Ubejdes për t’u mësuar atyre akiden duke qenë ai i vetëm, do të ishte e ngjashme sikur po tallej me ta dhe larg nga kjo gjë është Ai që ka zbritur sheriatin. Kështu që me bindje e me siguri të plotë Khaber el-Ehad është argument në akide dhe përfitohet prej tij dije e sigurt sheriatike dhe ky është qëllimi im me këtë hadith. Unë kam dy broshura të njohura të cilat janë shtypur shumë herë në lidhje me këtë çështje të rëndësishme kështu që kushdo që dëshiron një shpjegim të detajuar mund t’u referohet atyre.”

Shpërndaje: