Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (vdiq. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (7/1/21)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pastaj kam gjetur një hadith që duket kundërshtues ndaj hadithit të Auf bin Malikut, i cili ndalon revoltën e armatosur kundër udhëheqësit dhe sunduesit. Unë e pashë të arsyeshme të sqarojë gjendjen e tij, në mënyrë që të mos këmbëngulin në të Hauarixhët injorantë të sotëm, apo njerëzit që nuk kanë dije lidhur me këtë dituri të çmuar dhe të kuptuarit e tij. Hadithi transmetohet nga Tabarani në ”el-Mu’xhem el-Kebir”, nga el-Hajjaxh bin Bistam nga Lejthi nga Tavusi, nga Ibn Abbasi, (thuhet se ) nga profeti salAllahu alejhi ue selem:
”Do të ketë udhëheqës ku disa çështje do t’i kenë të mira e disa të këqia. Ai që i lufton ata ka shpëtuar, ai që iu shmanget atyre është kursyer dhe ai që përzihet me ta është shkatërruar.” 1
Zinxhiri i hadithit është shumë i dobët. Lejth bin Ebi Sulejm është i dobët dhe i ngatërronë gjërat. Dhe lidhur me dobësin e el-Hajjaxh bin Bistamit ka konsensus. Ibn Hibani e akuzuar atë edhe madje me gënjeshtër dhe ka thënë:
”Ai transmeton hadithe të falsifikuara nga transmetues të besueshëm.”
El-Hejthem me të e dobësoi hadithin.
_________________
1 11 / 39-40.