Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Hadithi mbi Khauarixhët

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fetvaja 3/4297

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Si është kuptimi i hadithit:

سيخرج قوم في آخر الزمان حداث الأسنان سفهاء الأحلام يقولون من قول خير البرية لا يجاوز إيمانهم حناجرهم، يمرقون من الدين كما يمرق السهم من الرمية، فأينما لقيتموهم فاقتلوهم، فإن في قتلهم أجرًا لمن قتلهم يوم القيامة

”Në kohën para Kijametit do të dalë një grup, të rinj në moshë, budallenj në intelekt. Thonë fjalë prej më të mirave. Imani i tyre nuk i kalon fytat e tyre. Dalin nga Feja ashtu siç del shigjeta nga gjahu (hyn e del nga gjahu nga shpejtësia që e ka shigjeta). Kudo që i takoni vrisni ata. Vërtet ka shpërblim për vrasjen e tyre në ditën e kijametit.-” (Buhariu 6930; Nesaiu 4102; Ebu Daudi 4767)

Çfarë është me këtë hadith? Për cilën kohë ka folur profeti ﷺ në këtë hadith?

Përgjigje: Në këtë hadith profeti ﷺ ka fol për Hauarixhët. Kjo është për shkak se ata janë ekstrem në fe dhe i shpallin myslimanët jobesimtarë në bazë të mëkateve të cilat ata (myslimanët) i veprojnë, e që në realitet ato mëkate nuk e bëjnë të pavlefshëm besimin e tyre.

Ata u shfaqen në kohën e Ali ibën Abi Talib radijAllahu anhu dhe shkaktuan konflikte me të. Ai i ftoi ata në të vërtetën dhe polemizoi me ta. Shumë prej tyre prapë u kthyen në të vërtetën, ndërsa tjerët ngurronin ta pranonin.

Kur Hauarixhët i sulmuan myslimanët, Aliu radijAllahu anhu i luftoi ata. Edhe udhëheqësit pas tij luftuan kundër Khauarixhëve me kërkesën dhe porosinë e hadithit të lartpërmendur, si dhe një hadithi tjetër, i cili ka kuptimin e njëjtë. Pasuesit e Khauarixhëve ekzistojnë edhe sot. Gjykimi është i përgjithshëm dhe përfshinë çdo kohë dhe ka të bëj me ata të cilët pasojnë besimin e tyre.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qoftë mbi profetin tonë, familjen dhe shokët e tij.

Shpërndaje: