Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Hadithi Muttasil, Musned, Mutherib, Marfu, Mursel, Mu’al-lak

Alameh Ahmed Shakir 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Hadith Muttasil

“Ajo që transmetohet nga i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) apo një sahabi me një zinxhir të lidhur quhen Mausul ose Muttasil.” (Sherh Alfijjat-isl Sujuti, fq. 38).

Hadith Musned 

“Musned është një hadith i cili i atribuohet të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) me një zinxhir të lidhur të transmetimit edhe nëse duket ashtu nga ana jashtme.” (Sherh Alfijjat-isl Sujuti, fq. 37).

Hadith Mudhterib

“Nëse një hadith përshkruhet në mënyra të ndryshme, në kuptimin e tekstit, ose të zinxhirit, nga një transmetues ose më shumë, dhe  nuk është e mundur për të përcaktuar se cili prej tyre është i fortë, ai është Mudhtarib. Kjo do të thotë se është i dobët përveç në një rast…” (Sherh Alfijjat-isl Sujuti, fq. 99).

Hadith Marfu

“Ajo që i atribuohet profetit (salAllahu alejhi ue selem) nga të folurit, veprimit ose miratimit quhet Merfu.” (Sherh Alfijjat-isl Sujuti, fq. 38).

Hadith Mursel

“Mursel është një hadith të cilin një tabiin, i madh apo i vogël, e transmeton nga profeti (salAllahu alejhi ue selem), pa përmendur se kush ia ka treguar atë.” (Sherh Alfijjat-isl Sujuti, fq. 43).

Hadith Mu’al-lak

“Mu’al-lak është një hadith ku fillimi i zinxhirit të transmetimit nuk përmendet. Nuk ka rëndësi nëse është një ose më shumë transmetues të cilët janë fshirë nga zinxhiri.” (Sherh Alfijjat-isl Sujuti, fq. 50).

Shpërndaje: