Alameh Abdurr-Rrahman bin Jahja el-Mu’al-limi (v. 1386)
Burimi: Et-Tankil bi ma fi Ta’nib el-Keutheri min el-Abatil (1/19-20)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pasuesit e Ebu Hanifes kanë një pjesë të madhe në shpikjen e shumë tregimeve rreth virtyteve të tij. Ata shkuan aq larg sa që ata madje shpikën hadithe të tilla si:
“Në umetin tim do të jetë një burrë që quhet Nu’man dhe me nofkën Ebu Hanife. Ai është drita e umetit tim, ai është drita e umetit tim, ai është drita e umetit tim.”
Disa prej tyre shtuan:
“Dhe në umetin tim do të jetë një burrë me emrin Muhammed bin Idris (esh-Shafei). Sprova i tij është më e dëmshme për umetin sesa e Iblisi.”
Jo-arabët e pranuan këtë hadith dhe shpikën zinxhirë transmetimi për të që u pranua nga dijetarët e Hanefive. Badr-ud-Din el-Ajni1 – komentuesi i Sahihut të Bukharit- përmendi rrugët e tij dhe tha:
“Siç mund ta shihni, hadithi ka disa rrugë të transmetimit, tekste të ndryshme dhe transmetues të ndryshëm nga profeti ﷺ. Kjo dëshmon se hadithi e ka një bazë edhe pse shumica e Muhadithinëve e hedhin poshtë atë, ndërsa të tjerë thonë se ai është i trilluar. Ndoshta ata e thanë këtë për shkak të fanatizmit.”
Unë nuk e di nëse të them se el-Ajni nuk dinte më shumë se kaq, apo ai e tha këtë për shkak të fanatizmit. Edhe El-Keutheri luftoi për të mbështetur fjalët e el-Ajnit.
1 El-Keutheri u përpoq t’i jepte përparësi atij dhe shpjegimit të tij para Hafidh Ibn Haxherit dhe shpjegimit të tij “Fet’h-ul-Bari”.
2 Do të thotë të shpikura.