Imam Jahja bin Sharaf en-Nevevi (v. 677)
Burimi: Sherh Sahih Muslim (2/33-34)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Tamim bin Aus ed-Dari radijAllahu anhu ka transmetuar se profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Feja është sinqeritet.” Ata thanë: “Ndaj kujt, o i dërguari i Allahut?” Ai tha: “Ndaj Allahut, librit të Tij, të dërguarit të Tij, udhëheqësit e muslimanëve dhe popullin musliman.”
Sinqeritet ndaj liderëve muslimanë do të thotë që t’i ndihmosh ata me të vërtetën, tu bindesh atyre në të vërtetën, ti urdhëroshë në të vërtetën, t’ua përkujtosh atë atyre me butësi dhe miqësi, t’i informosh lidhur me neglizhimet e tyre, ti informosh për të drejtat e muslimanëve, të mos revoltohesh kundër tyre dhe ti bësh njerëzit që t’u binden atyre.
Khatabi (rahimehullah) ka thënë:
“Prej sinqeritetit ndaj tyre është falja e namazit pas tyre, dalja në xhihad me ta, t’u ipet zekati atyre, të mos revoltohen kundër tyre nëse ata janë të padrejtë ose i japin përparësi të tjerëve, që ata të mos mashtrohen nga lëvdatat e rreme për ta dhe të luten për mirëdashjen e tyre.”
E gjithë kjo vlenë nëse janë për qëllim udhëheqësit e muslimanëve të cilët janë kalifë dhe instuticionet e tjera që kujdesen për çështjet e muslimanëve. Kjo është ajo që është e njohur. Të njëjtën gjë e tha Khatabi i cili ia shtoi:
“Udhëheqësit mund të kuptohet edhe dijetarët e fesë dhe se i takon sinqeritetit ndaj tyre që të pranojnë atë që ata tregojnë, të ndjekin gjykimet e tyre dhe mendojnë mirë për ta.”