Imam Shemsud-Din edh-Dhehebi (v. 748)
Marrë nga libri: Sijer A’lamin-Nubela (2/109-117)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Hadixheja (radijAllahu anha) ishte zonja e grave të kohës së saj. Ajo ishte nëna e Kasimit, e bija e Abdul-Huvejlid bin Esed bin Abdul-Uzza bin Kusejj bin Kul-leb el-Kurejshijeh el-Esedijjeh.
Ajo ishte nëna e fëmijëve të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem), dhe ishte njeriu i pari që i besoj thirrjes së tij.
Kur erdhi profeti (salAllahu alejhi ue selem), ajo e qetësoi dhe e dërgoi tek kushëriri i saj Veraka bin Neufel.
Ishte grua e mençur, fisnike, fetare, e ndershme dhe bujare dhe ajo është prej banoreve të xhenetit. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) e lavdëroi dhe e vuri atë para të gjitha nënave të besimtarëve të tjera.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) aq shumë e çmonte atë edhe pas vdekjes, sa që Aisha thoshte:
“Unë kurrë nuk kam ndjerë xhelozi të tillë për një grua, ashtu siç kam ndjerë ndaj Hadixhes, pasi që profeti (salAllahu alejhi ue selem) e përmendte shpesh atë.” 1
Hadixheja, ishte gruaja e parë e profetit (salAllahu alejhi ue selem) dhe kishin disa fëmijë bashkë. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) nuk u martua me ndonjë grua tjetër, përderisa ai ishte i martuar me Hadixhen e as nuk kishte ndonjë robëreshë derisa ajo vdiq. Ishte shoku më i mirë i tij (salAllahu alejhi ue selem). Ajo e furnizonte atë dhe ai menaxhonte biznesin e saj.
Allahu e urdhëroi profetin (salAllahu alejhi ue selem) që t’i tregoj asaj se Ai ka përgatitur një shtëpi e të veçantë për të në Xhenet, në të cilën nuk depërton as zhurmë e as nuk ka ndonjë prej vështirësive.
Ez-Zubejr bin Bakkar ka thënë: “Në kohën e injorancës, ajo quhej Hadixhe (e pastër). Emri i nënës së saj ishte Fatime bint Za’ideh el-Amirijjeh.”
Hadixhja ishte e martuar së pari me Ebu Halah Zurarah et-Temimi. Pastaj ajo u martua me Atik bin Abid. E më pas, ajo u martua me të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Kur u martuan ata të dy, i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ishte njëzet e pesë vjeç, ndërsa Hadixheja ishte pesëmbëdhjetë vjet më e vjetër se ai.
Aisha ka thënë: “Hadixhja vdiq para se të bëhej obligim falja e namazit.”
Është thënë se ajo vdiq në Ramazan dhe se ajo u varros në el-Haxhun në Meke. Kur ajo vdiq, ishte gjashtëdhjetë e pesë vjeç.
Thotë Aisha (radjiAllahu anha):
“Nëse përmendej Hadixhjah në prani të të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem), ai nuk lodhej duke e lavdëruar dhe duke u lutur për të. Një ditë ai përmendi atë dhe unë nga xhelozia ime për të, thash: “Allahu e ka zëvendësuar gruan e vjetër.”
Pastaj e pashë atë se si u zemërua shumë. Kurse unë, thash në vete: “O Allah! Nëse e heq zemërimin e të dërguarit Tënd kundër meje, unë kurrë nuk do të them ndonjë të keqe për të!” Pas gjithë kësaj, Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) më shikoi mua e më tha: “Çfarë the?! Betohem në Allahun, se ajo më besoi mua kur njerëzit më akuzonin me gënjeshtër. Ajo më dha strehë kur njerëzit më refuzuan dhe unë kisha fëmijë me të, ndryshe nga ju.”
el-Hakim ka thënë: “Ajo vdiq tre ditë pas vdekjes së Ebu Talibit.”
Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se profeti (salAllahu alejhi ue selam) ka thënë:
“Xhibrili erdhi tek unë dhe më tha: Kjo është Hadixhja. Ajo të ka ardhur me një enë në të cilën ka ushqim. E kur të vij tek ti, përshëndete atë nga Zoti i saj dhe nga unë dhe jepja asaj lajmin e gëzuar të një shtëpie të kallamishte në xhenet ne të cilën nuk ka as zhurmës e as vështirësi.”
Aliu (radijAllahu anhu) transmeton se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Gruaja më e mirë (e këtij ummeti) është Hadixhe bint Huvejlid, ndërsa gruaja e mirë është Meriem bint Imran.” 2
Fëmijët e saj me profetin (salAllahu alejhi ue selem) ishin el-Kasim, et-Tajjib dhe et-Tahir. Ata vdiqën qysh në moshë të hershme. Ajo kishte me profetin (salAllahu alejhi ue selem) gjithashtu edhe vajzatRukajjeh, Zejneb, Ummu-Kulthum dhe Fatime.
Ibnul-Ethir ka thënë: “Ka një konsensus se Hadixhja ishte krijesa e parë e cila u bë muslimane.”
ez-Zuhri, Katadeh, Musa bin ‘Ukbeh, Ibn Is-hak, el-Uakidij dhe Sa’id bin Jahja kanë thënë: “I pari që besojë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij ishte Hadixhja, Ebu Bekri dhe Aliu.”
Enes bin Malik ka thënë: “Gratë më të mira të kësaj bote janë Merjemja, Asijah, Hadixhe bint Huvejlid dhe Fatimja.”
Thotë Katade: “Hadixhjah vdiq tre vjet para Hixhreti.”
1 Bukhariu (7 / 102) dhe Muslimi (2435)
2 Bukhariu (7 / 101)