Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Halebi ka thënë:
“E njëjta gjë vlen lidhur me bërjen tebdi mbi Hafidh Ibn Haxherin dhe Hafidh en-Neveviun. Edhe pse Shejkh Rabi nuk e shpreh tebdiun mbi ta ai nuk sheh asnjë dallim në mes të asaj se ata ishin Eshari që ran në bidate dhe se ata ishin bidatçi. Këtu bëhet fjalë vetëm në lidhje me një shprehje të bukur. Ai tha se kur ai u pyet në lidhje me dallimin në mes të Hadadive dhe Selefizmit:
“Një nga cilësitë e tyre është se ata nuk luten për mëshirë. Nëse ti lutesh për mëshirë për Ibn Haxherin, esh-Sheukanin dhe el-Neveviun ata të thonë “Bidatçi!” në qoftë se ti thua “Hafidh Ibn Haxheri” ata të thonë: “Bidatçi!” Nëse ti thua se ata ranë në gabimet e Esharive, ata të thonë: “Ti duhet të thuash se ata janë bidatçi. Përndryshe, ti vetë je bidatçi!” Nëse themi se një person është Eshari kjo do të thotë se ai posedon bidate. Dëshirojmë të flasim në mënyrë të bukur.
Nuk është obligim që të thuhet se personi është bidatçi. Kur Bukhari flet për transmetuesit sikurse Xhabir el-Xhu’fi dhe të tjerë ai nuk thotë se ai është bidatçi edhe pse ai e di se ai ishte Rafidi. Ai nuk thotë se ai është bidatçi sepse kjo nuk është një domosdoshmëri. Sqaroja devijimet e tij njerëzve për të mirën e tyre, por nuk ke nevojë të thuash se ai është bidatçi. Ata nuk e pranojnë këtë. Një person nga Abha më telefonoi dhe më pyeti se çfarë unë mendoj për Ibn Haxherin. Unë i thashë se ai kishte gabimet e Esharive. Atëherë ai më tha se unë jam i devijuar dhe se unë duhet të them se ai është bidatçi.”
Shejkh Rabi dënon Hadaditë sepse ata e detyrojnë atë që të bëjë tebdi mbi një person i cili ka rënë në gabimet e Esharive dhe madje edhe në bidatet e Rafidave ndërsa ai vetë obligon bërjen tebdi mbi Selefitë. Kush është më i afërt me Hadaditë? Ai apo ata që i dënon?”
Unë (Alameh Rabi) them:
Edhe Ibn Haxheri edhe Neveviu kishin gabimet e Esharive. Prandaj Ibn Bazi dënoi dhjetëra gabime të Esharive që kishte Ibn Haxheri dhe kërkoi nga esh-Shibl që të përfundojë refuzimin e tij ndaj Ibn Haxherit, të cilën ai e bëri. Meshhur Haseni refuzoi gabimet e Neveviut gjë të cilën ai e bëri në shpjegimin e tij të Sahihun e Muslimit. Edhe unë i kam refuzuar gabimet e Neveviut të cilat janë të Esharive.
Lidhur me Hadaditë, kështu që ata bën tebdi si mbi “Ibn Haxherin dhe Neveviun, si mbi ata që nuk bëjnë tebdi mbi ta. Ata kanë për qëllim Selefitë. Ata dogjën “Fet’h-ul-Barin” pas së cilës dijetarët Selefi si Ibn Bazi, el-Albani, Ibn Uthejmini, Feuzani, Luhejdani dhe dijetarët e tjerë i dënuan ata për këtë. Po ti kishe respektuar këta dijetarë të cilët kanë të njëjtin mendim sikurse unë nuk do të më kishe fyer mua.
Selefitë në mesin e dijetarëve dhe studentëve e dinë se Neveviu dhe Ibn Haxheri kanë gabime të Esharive. Megjithatë, gabimet e tyre nuk konsiderohen të njëjta sikurse të skolastikëve dhe Esharive ekstrem sikurse gabimet e er-Rrazit. Ata shohin një dallim të madh mes këtyre dyve dhe skolastikëve Eshari pasi që ata dy përkushtuan jetën e tyre për t’i shërbyer Sunnetin profetik në shumë fusha. Ata e kanë shpjeguar atë, kanë shkruar biografitë e transmetuesve të tij, sqaruan gjendjen e transmetuesve me kritikë dhe lavdërim, kanë shkruar lidhur me diturinë e hadithit dhe i kanë dashur dhe respektuar Ehl-ul-Hadithin. Neveviu shkroi, ndër të tjera:
- Sherh Sahih Muslim.
- Rijad-us-Salihin.
- el-Adhkar.
- Tahdhib-ul-Esma uel-Lughat.
- el-Irshad.
- et-Takrib.
- el-Mexhmu.
Ai iu përmbajt metodologjisë së Ehl-ul-Hadithit kur bëhet fjalë për të argumentuar çështjet e fikhut. Ai nuk shkroi asnjë libër në lidhje me doktrinën e Esharive të cilën ai e mbrojti.
Hafidh Ibn Haxheri ka shumë libra në të cilën ai i shëbren Sunnetin profetik duke përfshirë:
- Ittihaf-ul-Maharah bi Atraf-il-´Asharah.
- el-Isabah fi Temjiz-is-Sahabah.
- Inba’-ul-Ghamar.
- Bulugh-ul-Maram.
- Tebsir-ul-Muntabih.
- Taxhrid-ul-Asanid.
- Ta´xhil-ul-Manfa’ah.
- Taghlik-ut-Ta’lik.
- Takrib-ut-Tahdhib.
- el-Talkhis el-Habir….
Neveviu dhe Ibn Haxheri kundërshtojnë skolastikët e Esharive kur bëhet fjalë për çështjet themelore. Këto dallime të mëdha mes tyre dhe skolastikëve Eshari i shtyen Selefitë në Arabinë Saudite që të dënojnë ata që bëjnë tebdi mbi ta sikurse Hadaditë, duke përfshirë.
Alameh el-Albani i dënoi ata ashpër, kur ai tha:
“Secili që bie në bidat nuk është bidatçi.”
Ai pranoi se edhe Ibn Haxheri dhe Neveviu ran në bidate por nuk bëri tebdi mbi ta. A është edhe ai kontradiktore tani? A janë edhe ata të cilët i dënuan gabimet e tyre të Esharive pa bërë tebdi mbi ta bidatçi? Pse nuk i ke akuzuar ata për të qenë kontradiktor? A nuk ngjanë kjo kontraditë e bazuar në epshe në lidhje me gjykimet e jehudëve kur ata i falnin të fortët dhe i ndëshkonin të dobëtit?
Shikoni se si Halebi e di se çfarë thonë Hadaditë pa i dënuar ata. Ai madje zgjodhi të argumentojnë me mëkatet e tyre kundër meje. A nuk është kjo një shembull i kompromisit me të padrejtët dhe sulm mbi të pafajshmit?
Unë kam dije mbi Hadaditë më shumë se të tjerët. Unë e di se ata me fyerjet e tyre ndaj Ibn Haxherit dhe Nevevit kanë për qëllim imamët e davetit dhe sidomos Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijen, Ibn-ul-Kajimin, Imam Muhammed bin Abdil-Vehabin dhe pasardhësit e tij dhe studentët. Kur Shejkhu i Hadadive e fyu Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijen, Ibn-ul-Kajimin dhe Ibn Ebil-Izzin unë isha ai i cili e refuzova el-Hadadin, ndryshe nga Halebi dhe sekti i tij.
Kur el-Haddadi e fyu Alameh el-Albanin dhe shkroi një libër kundër tij njëmijë faqe Halebi nuk e refuzoi atë, i cili fshihet pas Albanit.
Me siguri gëzohet Halebi që Selefitë dhe imamët të fyen në të njëjtën mënyrë sikurse ai gëzohet nga njerëz që i urrejnë Selefitë dhe dijetarët e tyre më shumë se Hadaditë sikurse Ebul-Hasan el-Ma’ribi, el-Maghraui dhe Adnan el-Ar’uri. Këta njerëz e luftojnë Selefizmin ashpër. Ata sharruan dijetarët kur ata i këshilluan ata dhe kërkuan prej tyre që të heqin dorë prej parimeve të tyre dhe iluzioneve që kundërshtojnë metodologjinë e Selefëve. Ata nuk u tërhoqën. Në vend të kësaj, ata vazhduan me tiranin e tyre dhe mbrojtjen e Pasusve të Bidateve që posedojnë panteizëm, bashkimin e feve dhe lirinë fetare. As Halebi e as sekti i tij nuk i dënuan ata për asgjë. Ata madje i mbrojnë ata dhe të kotën e tyre. Ata i konsiderojnë ata si Selefijun dhe ata që refuzojnë të kotën e tyre si ekstremistë. Në fakt, ata vetë janë ekstremistët.
Ibn Haxheri dhe Neveviu a kanë bërë gjëra dhe kanë përhapur ato për të përçarë Selefitë në tërë botën sikurse ka bërë Halebi dhe sekti i tij? Cili është vendimi mbi ata që i mbrojnë ata, dhe i mbështetin ata, dhe përhapin sprova së bashku me ta?
Unë e konsiderojë personin që qëndron krah për krah me njerëz të cilët bëjnë thirrje për unitet fetar, vëllazëri fetare dhe barazi fetare, i mbron këto të kota, i lavdëron revistat që përbëhen nga këto gjëra të kota dhe ata që e mbështesin atë dhe i quan ata “dijetarë të besueshëm” të jetë shumë më i keq se sa Hadaditë madje edhe më i keq sesa Hauarixhët dhe Mutezilit.
Refuzo këto të kota seriozisht dhe me sinqeritet dhe askush nuk do të kërkonë nga ti që të bëshë Tebdi. Por mjerisht! Si mund të presësh drejtësi nga një njeri i padrejtë i cili mbështet dhe i mbron të devijuarit?