Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: ed-Durar en-Nexhmijjeh fi Radd-ish-Shubuhat el-Akadijjeh uel-Menhexhijjeh, fq. 385-386
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmusliamne.com
Ali Hasen el-Halebi ka thënë:
“Këto çështje duhet të përfundojnë tani.”
Pastaj ai tha:
“Pas gjithë këtyre viteve, nuk them se duhet të përfundojnë ashtu sikurse çështjet metodologjike dhe të lidhura me besimin shqyrtohen. Këto çështje janë shqyrtuar dhe e vërteta është e kthjellët dhe e qartë.”
Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi: Cila është e vërteta që është sqaruar? A është se ata (Ebul Hasan el-Mar’ibi dhe el-Maghravi) duhet të dënohen për ideologjinë e tyre devijante dhe kështu të bojkotohen së bashku me ata që i miratojnë ose i mbështesin ata dhe si rrjedhojë përjashtohen nga metodologjia Selefite?
Apo është konfirmuar pafajësia e tyre në mënyrë që ata të qëndrojnë brenda metodologjisë së Selefit? Nëse opsioni i parë është i saktë, dua ta di pse këmbëngul në atë se ata i përkasin metodologjisë Selefite.
Dhe nëse opsioni tjetër është i saktë, dua ta di se si konfirmohet pafajësia e tyre. Njerëzit kanë qasje në akuzat kundër tyre. Nuk ka asnjë indikacion se ata janë tërhequr nga gabimet e tyre, se i kanë pranuar ato apo se janë penduar tek Allahu.
Pastaj dua ta di se si diçka që ndikon në fe në mënyrën negative duhet t’i jepet fund. Si duhet heshtur për diçka kaq serioze dhe e neveritshme? Ashtu sikurse se e vlerësojmë fenë, ne gjithashtu e konsiderojmë seriozisht çdo gjë që ndikon në të negativisht. A nuk e sheh se si Selefët transmetuan çdo gjë në lidhje me besimin? Ata kumtuan çdo gjë që kishte të bënte me fenë. Çdo gjë që ishte në të mirë të fesë, ata e kumtuan që ajo të pasohej dhe zbatohej. Çdo gjë që ndikoi negativisht në fenë, ata e kumtuan që ajo të njihej dhe të shmangej. Lexo nëse do për shembull librat e mëposhtëm:
1 – El-I’tisam nga esh-Shatibi.
2 – El-Ibaneh el-Kubra nga Ibn Battah.
3 – Esh-Shari’ah nga el-Axhuri.
Të thuhet se çështja duhet të përfundojë nuk është e përshtatshme në këtë situatë. Ajo duhet të përfundojë nëse njerëzit kanë kundërshtuar Sheriatin dhe pastaj janë penduar. Atëherë çështja duhet të përfundot dhe të varroset.