Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Halebi ka thënë:
”Lidhur me Shejkh Ibn Uthejminin (rahimehullah), kështu që nuk është konfirmuar se Shejkh Rabi kanë thënë kështu për të. Megjithatë, është konfirmuar se ai ka thënë në kasetën ”Men hum el-Murxhi’ah?”:
”Unë i thashë nxënësve të një Shejkhu në Kasim: ”A dini diçka lidhur me Sufit dhe Xhematin Teblig? ”Ata thanë: ”Jo.” Atëherë unë thashë: ”Nëse vazhdon që ju nuk i kuptoni Sufitë dhe e merrni të lehtë përhapjen e Pasusve të Bidateve, kështu që flamujt e Sufive do të valojnë në zemër të Nexhdit në vend të flamujve të Teuhidit.”
Është e njohur përgjithësisht se Shejkhi i asaj kohe në Kasim ishte Shejkh Ibn Uthejmini (rahimehullah). Por pasi që Shejkh Rabi nuk e ka përmendur atë me emër ose nuk e ka identifikuar atë, atëherë askujt nuk i lejohet të më etiketojë thënie mua, dhe sidomos pasi që ai vetë i ka mohuar ato në përgjithësi. Për fat të keq, kjo është mënyra e tij me kundërshtarin.”
Unë (Alameh Rabi) them:
1 – A nuk është një kontradiktë e rreme që ti së pari i bënë njerëzit të besojnë se unë e fyej Alameh Ibn Uthejminin (rahimehullah), dhe pastaj e refuzon veten tënde dhe thua:
”Por pasi që Shejkh Rabi nuk e ka përmendur atë me emër ose identifikuar atë, atëherë nuk i lejohet askujt që ti´a mvesh fjalët atij, dhe sidomos jo pasi ai vetë e ka mohuar atë në përgjithësi.”?
2 – Fjalët vetëm tregojnë se unë e dua të vërtetën, e urrej gënjeshtrën, ia dua myslimanëve të mirën dhe paralajmërojë ndaj të kotës dhe pasuesve të saj. Ato nuk përbëhen nga ndonjë fyerje ndaj Ibn Uthejminit (rahimehullah) të cilin e nderojë. Por pasi që metodologjia Selefite peshon lehtë tek ti, ndërsa ti njëkohësisht ndien pasion për të kotën dhe pasuesit e saj kështu që ti e konsideronë të vërtetën si të kotë dhe të kotën si të vërtetë.
3 – Hadaditë janë ata që e fyen Ibn Uthejminin dhe Shejkhu i dytë i tyre e fyen Ibn Uthejminin në seancat e tyre. Ai mori guxim dhe e përhapi fyerjen në faqen http://alathary.net prandaj unë e kundërshtova atë me një artikull me titullin ”Daf Buht ue Kejd-il-Kha’inin’an-il-Alameh Muhammed bin Uthejmin”. Aty unë qartësova gënjeshtrën e shkrimtarit për Alameh Ibn Uthejmin (rahimehullah).
Unë e dua Ibn Uthejmin dhe kishim shumë dashuri mes vete për hirë të Allahut.
Pse nuk e morri me të keqe el-Halebi fyerjën e Ibn Uthejminit? Pse nuk i dënoi Hadaditë për fyerjet e tyre të shpeshta të Shejkh el-Albanit dhe akuzimet se ai ka pasur doktorinën e Murxhiave madje edhe të Xhehmive?
Por ky burrë posedon një epsh të verbër. Ai i lufton ata që i përmbahen të vërtetës dhe gëzohet me kotësitë dhe gënjeshtrat kundër meje; atëherë si do të jetë në gjendje që ti dënojë ata?